Kosova

Konfiskohen 1406 pako barnash pa banderolë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka konfiskuar më shumë se 1400 produkte pa banderolë në dy barnatore në Deçan, përcjell albinfo.ch.

Nga ky aksion janë arrestuar dy persona, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

“Në njërën barnatore janë konfiskuar 378 (treqind e shtatëdhjetë e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve dhe në një barnatore tjetër janë konfiskuar 1028 (një mijë e njëzet e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve, pra gjithsej 1406 (një mijë e katërqind e gjashtë) paketime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit janë të moshave rreth 62 dhe 33-vjeçare.

Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë, përcjell albinfo.ch.