Lajme

Visar Tasimi, biznesmeni i suksesshëm shqiptar në SHBA

Gazeta ekonomike “Hartford” në shënimin e 23-vjetorit të saj ka zgjedhur 40 njerëz të suksesshëm të që kanë moshën 40-vjeçare e në mesin e të cilëve është edhe një shqiptar, transmeton albinfo.ch.

Bëhet fjalë për biznesmenin e suksesshëm Visar Tasimi që është ndër më të mirët nën moshën 40 vjeç në Amerikë.

Anëtari i Këshillit Koordinativ është zgjedhur mes dhjetëra profesionistëve të rinj në fushën e teknologjisë, sigurimeve, drejtësisë etj.

Ata do të nderohen me një botim të veçantë të gazetës “Hartford Business Journal”, që pritet të dalë me 5 gusht.