Integrimi
Anita Shala, kandidate për Miss Zvicra 2014, bën tifo për Zvicrën
Faqja zyrtare e “Miss Zvicra 2014”, ka zgjedhur kandidatën për miss, Anita Shalën për të bërë tifo për kombëtaren zvicerane
Anita Shala ka veshur një fanellë me ngjyrë të kuqe me të bardhë, që simbolizon ngjyrat e flamurit zviceran.
Kur ka mbetur më pak se një orë për të filluar ndeshja futbollistike mes Zvicres dhe Argjentinës, të gjithë në Zvicër janë në përkrahje të përfaqësueses së tyre. Madje disa firma edhe kanë shkurtuar orarin e punës për të mos e leshuar asnjë minutë nga kjo ndeshje e cila konsiderohet historike për shtetin zviceran. Padyshim që përkrahje të madhe janë duke dhënë edhe shqiptarët që jetojnë në Zvicër, të cilët janë duke bërë tifo për përfaqësuesen zvicerane e sidomos për pesë futbollistët shqiptarë që edhe sonte do ta kenë barrën kryesore drejtë triumfit në kampionatin botërorë “Brazili 2014”.
Pos Saranda Maliqit, kandidates për “Miss Zvicra 2014” e cila javën që shkoi realizoi një set fotografish me fanella të Zvicres e për të cilën raportoi “Albinfo.ch”, edhe kandidatja tjetër, Anita Shala është shfaqur sot në përkrahje të shtetit zviceran dhe bashkëkombësëve të saj, shqiptarë.
Në fakt është faqja zyrtare e “Miss Zvicra 2014” e cila ka zgjedhur Anita Shalën për t`u solidarizuar me kombëtaren zvicerane.
“Edhe ne themi : “Hopp Schwizz!!” (Përpara Zvicra)”, ka shkruar kjo faqe në “Facebook”.
Anita Shala është 20 vjeçe, banon në kanton të Lucernit, ndërsa është me prejardhje nga Kosova. Ajo është në mesin e 18 kandidateve finaliste për “Miss Zvicra 2014”, ku finalja do të mbahet në muajin tetor.
A.Gj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës