Feja
Xhamia që frekuentohet nga shqiptarët, dyshohet si qendër xhihadi
Nga rreth 25 personat që frekuentojnë xhaminë në Embrach (Cyrih), shumica janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja
Një xhami në Embrach (kantoni i Cyrihut) po bëhet pikëtakimi për organizata radikale islamike, raportojnë mediet zvicerane të dy ditëve të fundit. Xhamia i takon organizatës El-Furkan, e cila lufton për një shtet islamik. Ndërkohë që në Zvicër ka qenë deri tash e panjohur, kjo organizatë në Gjermani ka kohë që është nën vëzhgim të shtetit.
Siç shkruan “SonntagsBlick” dhe transmetojnë edhe gazetat tjera në gjuhën gjermane, kjo xhami është bërë këta gjashtë muajt e fundit një vend ku takohen njerëz që bien në sy se të gjithë bartin mjekra dhe disa prej tyre edhe xhybe të gjata. Gazeta shkruan, duke iu referuar ekspertes së islamit Saida Keller-Messahli, se cak i organizatës në fjalë që propagandon për luftën e shenjtë dhe për grupin terrorist Isis, në radhë të parë janë shqiptarët e rinj.
Në mesin e rreth 25 personave që falen në këtë xhami, gazetat thonë se shumica janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja.
Zyrtarët e komunës së Embrach-ut shprehen të shqetësuar. Ndonëse ende nuk kanë rënë në sy me ndonjë veprim konkret, këta frekuentues të xhamisë në fjalë shikohen me shqetësim. “Nuk është mirë të kemi në fshatin tonë një bashkësi e cila vë në pikëpyetje religjionet tjera dhe shoqërinë tonë”, thotë kryetari i komunës, Erhard Büchi. Ndërsa kryetari i SVP-së lokale, Daniel Spiess thotë se “është dashur të parandalohej vendosja e kësaj bashkësie fetare këtu”.
E-Diaspora
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025