E-Diaspora
Sarrazin mund të përjashtohet nga SPD për racizëm ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve
“Turqit po e pushtojnë Gjermaninë njësoj sikur që kosovarët e kanë pushtuar Kosovën: Përmes shkallës së lartë të lindjeve..."
Thilo Sarrazin është një politikan i njohur gjerman i SPD-së dhe ish-ministër për Financa në Berlin, kryeqytetin gjerman. Në vitin 2010 ai kishte dhënë një intervistë për revistën “Lettre International”, e cila ishte bërë shkak për kërkesën e SPD-së që ta largojë politikanin nga radhët e veta.
Tash, rreth 9 vjet më vonë, Komisioni i Arbitrazhit Charlottenburg-Wilmersdorf i ka dhënë të drejtë SPD-së për ta larguar Sarrazin-in, shkruan dpa.de.
Por çfarë kishte deklaruar atëbotë politikani kontrovers, që kishte ngritur kaq shumë pluhur në skenën e politikës gjermane e më gjerë? Të kujtojmë: në deklaratën e tij ziheshin në gojë edhe kosovarët, krahas turqve dhe të huajve tjerë në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
“Turqit po e pushtojnë Gjermaninë njësoj sikur që kosovarët e kanë pushtuar Kosovën: Përmes shkallës së lartë të lindjeve. Mua do të më pëlqente nëse këtë do ta bënin hebrejtë nga Evropa e lindjes, të cilët kanë një inteligjencë 15 % më të lartë se gjermanët”.
Me gjithë kritikat nga partia e tij dhe opinioni, Sarrazin nuk ishte mjaftuar me kaq. Në vitin 2011 ai kishte botuar librin bestseller “Gjermania po zhbëhet”, ku ai fajëson migrantët se nuk tregohen të gatshëm për integrim dhe punë, përcjell albinfo.ch. Po ashtu ai ankohet se migrimi nga vendet kryesisht isame, po “i ul përqindjen e inteligjencës shoqërisë gjermane”.
Ndërsa në vitin 2018 ka botuar librin tjetër me titull “Mbizotërimi armiqësor – Si e pengon islami përparimin dhe e kërcënon shoqërinë”.
Aty Sarrazin veç tjerash konstaton se “islami si ideologji dhune nën mantelin e religjionit paraqet rrezik për Evropën dhe nuk është në pajtim me pikëpamjet e botës perëndimore. Shkalla e lindshmërisë te myslimanët ka një fuqi shpërthyese demografike, nga e cila në brezat e ardhshën do të jetë në rrezik bërthama shpirtërore e botës perëndimore. Për këtë arsye duhet të ndërpritet migrimi nga vendet islame”.
SPD kishte provuar ta përjashtonte politikanin nga radhët e veta për shkak të mospajtimit të tezave të tij me politikën partiake. Sarrazin ka shkelur parimet bazë të partisë dhe “mendimet raciste nuk kanë vend në SPD”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i kësaj partie. Klingbeil.
Sidoqoftë Sarrazin, edhe pse nuk tërhiqet nga qëndrimet e tij, nuk pranon as përjashtimin nga SPD. Për këtë arsye politikani i kontestuar ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese Federale në rast se përjashtohet nga partia.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra