Kosova
Rriten remitencat nga diaspora
Trendi i dërgesave të parave nga diaspora kosovare apo remitencave ka shënuar rritje viteve të fundit. Paratë e mërgimtarëve dërguar në Kosovë vitin e kaluar kanë tejkaluar vlerën prej 800 milionë eurosh, duke shënuar vlerën më të lartë që nga viti 2004, kur remitencat kishte arritur në 357 milionë euro.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, publikuar në vjetarin e Kosovës për vitin 2019, vërehet se që nga viti 2014 ka qenë gjithnjë në rritje trendi i dërgesave të qytetarëve nga Kosova që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës dhe botës.
Vetëm gjatë nëntë vjetëve të fundit, që përfshinë periudhën 2009 – 2018, vlera e remitencave përmes kanaleve bankare në Kosovë ka qenë mbi 6 miliardë euro.
Remitencat në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen rreth 40 për qind, përkatësisht mbi 22 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-ja, gjegjësisht 7 për qind e vlerës së përgjithshme.
Lajmin e plotë mund ta lexoni te Radio Evropa e Lirë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun