Feja
Grupi që në SHBA konsiderohet terrorist, lejohet të propagojë në Zvicër
Myslimanët e këtushëm janë të shqetësuar nga stendat në rrugët e Zvicrës ku promovohet organizata Ansar al-Sheriat, një grup salafist i cili në SHBA gjendet në listën e organizatave terroriste
Shpërndarja e Kuranit mund të duket një veprim i parrezikshëm por personat në stenat në fjalë raportohet të kenë promovuar edhe rekrutimin e luftëtarëve për Siri. Kështu fillon shkrimi i agjencisë “Le News” me seli në Zvicrën Frankofone, e cila publikon lajme në gjuhën angleze, që bën fjalë për një incident të ndodhur javë më parë në një shesh të Gjenevës, ku, pa fajin e tyre janë implikuar edhe shqiptarët.
Në fillim të këtij muaji është parë një tendë në sheshin Place du Molard të Gjenevës dhe disa të tjera në Lozanë e gjetiu kanë bërë qe myslimanët vendorë të kontaktojnë mediet. RTS (televizioni i Zvicrës frankofone) ka dërguar një ekip në Lozanë ndërsa një tunizian i ri ka kontaktuar gazetën “Tribune de Geneve” për të pyetur përse i është dhënë leja një organizate të ndaluar nga Zvicra që nga viti 2012.
Zyrtarët e qytetit kanë pranuar se dikush i ka mashtruar ata duke u prezantuar si imam i një qendre kulturore shqiptare në Friburg. Por albinfo.ch, një uebfaqe informative për diasporën shqiptare me seli në Lozanë ka botuar përgënjeshtrimin lidhur me këtë. Drejtori i portalit, Bashkim Iseni ka thënë se ai nuk e di se kush e ka bërë kërkesën për leje. “Ne madje kemi folur edhe me Unionin e Imamëve të Zvicrës, të cilët kanë denoncuar përdorimin e emrit shqiptar për promovimin e një ideologjie ekstreme”.
Ajo që është interesante lidhur me përdorimin e emrit shqiptar”, thotë Iseni, “është se ata e dinë se shqiptarët njihen për një qasje shumë liberale ndaj islamit, dhe kështu nuk do të provokojnë vëmendjen e zyrtarëve. Kjo është vërejtje për të gjithë ne”.
Lëvizja salafiste, një sekt 100 vjeçar sunit është radikalizuar edhe më shumë me Pranverën Arabe, duke zhvilluar një xhihad të dhunshëm për të imponuar interpretimin e tij strikt të ligjit të Sheriatit në Libi dhe në Tunizi. Ajo, ka filluar menjëherë të rekrutojë luftëtarë nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Zvicra.
albinfo.ch është njëra nga disa organizatat zvicerane që shërbejnë si ura në mes të islamit dhe religjioneve tjera. Në muajin janar, në Gjenevë është hapur një institut i ri arab nga ish kryebashkiaku i qytetit Patrice Mugny dhe Alain Bittar, pronar i një librarie me libra në gjuhën arabe (L`Olivier në Paquis).
Instituti për Kulturat Arabe dhe Mesdhetare (ICAM) kërkon dialog me religjionet tjera por gjithashtu përpiqet të bëjë bashkë rrymime të ndryshme të islamit. “Problemi është se nuk ekziston një komunitet mysliman. Ekzistojnë lloje të ndryshme të myslimanëve. Këtu në Zvicër kemi myslimanë turq, myslimanë shqiptarë, myslimanë arabë”. Bittar, një njeri i lindur në Egjipt, ka një biografi unike. Me një origjinë siriane-libaneze, ai ka ardhur para 54 vitesh për tu shkolluar në Zvicër me një pasaportë sudaneze.
Pas 9/11 (sulmit terrorist në Nju Jork) Bittar filloi të brengoset gjihnjë e më shumë se sytë e perëndimit po e shohin islamin më shumë si një religjion të lidhur me terrorizmin dhe jo një religjion me pamje të ndryshme. “Është me rëndësi të shihet se në botën arabe ka diferenca të mëdha. Ajo nuk është uniforme, ajo ka një kulturë të pasur dhe të antike – nuk është gjithçka vetëm naftë”, thotë ai.
ICAM mban në baza mujore debate në “L`Olivier”, duke filluar me një lutje të një imami Sufi, për të treguar kështu diversitetin. “Pastaj ne zhvillojmë një debat duke përfshirë një prift, një rabin, një budist dhe një mysliman”, shpjegon ai. Këto takime janë pritur shumë mirë dhe trajtojnë tema të ndryshme, përfshirë edhe origjinat fetare të fanatizmit.
Iseni tregon qasje të ngjashme. “Religjioni nuk e ka pushtuar gjithë hapësirën në identitetet e shqiptarëve, boshnjakëve ose turqve. Myslimanët arabë e definojnë veten përmes islamit sepse ata vinë nga shoqëritë ku myslimanët janë në shumicë të qartë”. Në Ballkan, shton ai, ata janë në pakicë dhe religjionin e mbajnë si çështje private.
Iseni konsideron si çështje jetike për myslimanët e moderuar që të shprehen “lidhur me realitetin e islamit si religjion paqësor, tolerant”.
Gazeta “Tribune de Geneve” ka raportuar për një incident të ngjashëm me atë që kishte ndodhur në Place du Molard në muajin maj. Kësaj here ky ka ndodhur në një treg plaçkash në Plainpalais, me ç`rast dikush kishte parë parulla pro xhihadiste. Qyteti i Gjenevës edhe kësaj radhe i kishte dhënë lejen një grupi. Ndërkohë, hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
E-Diaspora
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025