Integrimi
Emërohet prokurori i jashtëm për të hetuar rastin Dedë Gecaj
Prokurori i ri nga kantoni i Cyrihut ka marrë detyrën për të sqaruar rrethanat e rastit të vdekjes së Gecajt dhe pergjegjësitë eventuale penale që mund të dalin
Departamenti për Siguri dhe Drejtësi i St Gallenit (SJD) ka emëruar një prokuror të jashtëm për të zhvilluar hetimet lidhur me rastin e Dedë Gecajt. Fjala është për prokurorin e përgjithshëm Rolf Jäger nga Winterthuri (Kantoni i Cyrihut).
Sekretari i përgjithshëm të SJD Hans-Rudolf Arta, thotë se Kantoni St. Gallen e ka emëruar Rolf Jäger-in si prokuror të jashtëzakonshëm për rastin.
Jäger që është kryeprokuror në prokurorinë e Winterthurit do të udhëheqë hetimet kundër zyrtarëve të St. Gallenit në lidhje me vetëvrasjen e Dedë Gecajt. Prokurori në fjalë ka marrë detyrën për të sqaruar rrethanat e rastit të vdekjes së Gecajt dhe pergjegjësitë eventuale penale.
Në vitin 1999 Dedë Gecaj kishte vrarë mësuesin e vajzës së tij. Pastaj ai ishte arratisur në Kosovë, ku ishte dënuar nga një gjykatë serbe dhe kishte mbajtur katër vjet burg. Më vonë autoritetet zvicerane e kane kërkuar atë për t`ia bërë gjykimin në Zvicër. Pasi që Kosova e ka ekstraduar Dedë Gecajn në Zvicër, ai, pas pak kohe, në vitin 2010 kishte bërë vetëvrasje në burgun e St. Gallenit.
Por, familja e Gecajt përmes avokatit ka shprehur dyshime në lidhje me shkaqet e vdekjes së tij. Kështu, avokati i familjes si dhe djali i Gecajt kanë bërë kallëzime penale ndaj disa zyrtarëve të Kantonit të St. Gallenit për vrasje nga pakujdesia. Dhoma e ankesave e kantonit St. Gallen para një viti kishte kundërshtuar të jepte autorizimin për udhëheqjen e procedurës penale kundër zyrtarëve.
Ndërkohë, kundër këtij vendimi, i biri i Gecajt kishte bërë ankesë në Gjykatën Federale. Kjo e fundit përmes një vendimi të saj e kishte miratuar ankesën, shkruan gazeta nzz am sonntag. Sipas këtij vendimi, rrethanat e vdekjes së Dedë Gecajt duhet të hetohen dhe sqarohen.
Ky hetim ka kërkuar një prokuror të jashtëm “ekstern”, për të siguruar paanësinë, kështu që është dashur të emërohej një prokuror nga një kanton tjetër. Prokurori i kërkuar duhet të ketë përvojë të gjatë në këtë punë dhe të mos ketë konflikt interesi lidhur me rastin.
Rolf Jäger është bërë i njohur për udhëheqjen e procedurës hetimore kundër vjedhësve të postës Fraumünster të Cyrihut në vitin 1997 që njihet si vjedhja e shekullit në Zvicër.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës