Lajme
Nisin negociatat për njohjen e pensioneve
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Gjermanisë kanë nisur bisedimet për njohjen e pensioneve për rreth 20 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani
Autoritetet shqiptare dhe ato gjermane kanë nisur negociatat për njohjen e pensioneve për rreth 20 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Kërkesa për pensionet është parashtruar nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili po zhvillon një vizitë në Berlin.
Ministri shqiptar është pritur në Berlin nga homologia gjermane, ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Andrea Nahles, ndërsa në fokusua të takimit ishte njohja e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Gjermani.
Po ashtu siç raportojnë mediet në Tiranë, dy ministrat kanë diskutuar për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje të re në fushën e punësimit, si dhe shkëmbimit të eksperiencës dhe ndihmës teknike gjermane në fushën e arsimit profesional, punësimit dhe shërbimeve sociale.
Ministri Veliaj tha se nënshkrimi i marrëveshjeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë, është një nga përparësitë e qeverisë në Tiranë, dhe i kërkoi Nahles hapjen e procesit të negocimit të një marrëveshjeje të tillë edhe me Gjermaninë.
Nga ana e saj, ministrja Nahles mirëpriti kërkesën e ministrit Veliaj dhe shprehu mbështetjen e saj maksimale për ngritjen e një grupi pune në nivel teknik për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë dhe anasjelltas.
Ajo shtoi se është një mbështetëse e fortë për eksplorimin e të gjitha fushave të bashkëpunimit me vendet aplikante në Bashkimin Evropian, duke theksuar punësimin në fushën e infermierisë dhe ndihmën që mund të japë Gjermania për zhvillimin e arsimit profesional në Shqipëri.
Gjatë vizitës në Gjermani, ministri Veliaj do të nënshkruajë në Hamburg një marrëveshje në fushën e arsimit profesional.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën