Integrimi
Fillon gjykimi i vrasësit të Vigan Morinës
Krimi kishte ndodhur në afërsi të lokalit të njohur të natës "Kaufleuten", ku Vigani me shoqëri dhe me vëllezër po festonte ditëlindjen e tij të 23-të
Dy vite pas krimit, sot (e martë) fillon në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut gjykimi i irakianit Shiwan M, i cili në natën e 15 korrikut vrau me thikë 23 vjeçarin nga Kosova Vigan Morina, dhe plagosi vëllain e tij Visar Morina, pas një sherri që kishte shpërthyer midis tyre në një klub të natës në Cyrih.
Krimi kishte ndodhur në afërsi të lokalit të njohur të natës “Kaufleuten”, ku Vigani me shoqëri dhe me vëllezër po festonte ditëlindjen e tij të 23-të.
Irakiani pas aktit ishte arratisur, mirëpo arrestimi i tij u bë në Norvegji, vetëm dy javë pas kryerjes së krimit dhe më 18 shtator u bë edhe ekstradimi në Zvicër Në Gjykatën e Qarkut në Cyrih, prokurori i lëndës ka parlaajmëruar se do të kërkojë 20 vjet burg për Shiwanin, për veprën penale të vrasjes së rëndë.
Sipas përshkrimit të prokurorit, i akuzuari për vrasje, irakiani 22 vjeçar e ka goditur Viganin 11 herë në gjoks, në bark dhe në shpatulla me thikën e tipit “Butterfly”.
“Duke e goditur në pjesën e epërme të trupit, i akuzuari dëshironte që viktima të merrte plagë vdekjeprurëse”, kishte shkruar prokurori Michael Scherrer.
Me atë rast dorasi ka ushtruar vrasje të paskrupullt në mënyrë egoiste dhe me një etje të pashembullt për hakmarrje. Këto karakteristika të veprës penale, sipas Scherrer janë në proporcion me dënimin 20 vjet burg.
Vrasja e Viganit ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhembjeje te familjarët dhe shokët e tij.
Vrasja e ndodhur më 15 korrik 2012 pati bërë jehonë të madhe në qytetin e Cyrihut e më gjerë.
Me atë rast ishte mbajtur edhe e një marsh përkujtimor dhe protestues në vendin e krimit, ku kishin marrë pjesë qindra persona.
Ditë më parë albinfo.ch ka realizuar një intervistë me prindërit e Viganit.
Familja Morina kishte shpresuar që procesi gjyqësor do të fillonte në fillim të janarit të këtij viti dhe, sipas tyre, është e paqartë pse duhet të shtyhet edhe më shumë, kur gjithçka është sqaruar me rastin e therjes për vdekje të djalit të tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë