Integrimi
Dita e takimeve ndërkulturore, me tregime në gjuhën shqipe
Dita e takimeve ndërkulturore është një festë e përbashkët, kryesisht e shoqatave të migrantëve që për çdo vit ngrenë stendat e tyre në qendër të qytetit
Në kuadër të Ditës së takimeve ndërkulturore, qyteti i St. Gallenit ishte kthyer të shtunën në një arenë festive për qytetarët e këtij regjioni, të cilët duke shfrytëzuar kohën e mirë me diell, kishin stërmbushur qytetin e vjetër me ngjyra të flamujve të migrantëve që prezantonin kulturën e tyre përmes kulinarisë, këngëve, valleve e leximit të tregimeve për fëmijë.
Dita e takimeve ndërkulturore është një festë e përbashkët, kryesisht e shoqatave të migrantëve që për çdo vit ngrenë stendat e tyre në qendër të qytetit, duke ofruar programe me muzikë, vallëzim, lexime e informacione, si dhe ushqime tradicionale nga mbarë bota. Komuniteti shqiptar, ndonëse ishte mjaft prezent në rrugët e qytetit, në këtë manifestim nuk dukej shumë.
E vetmja grua shqiptare që ishte aty me këngë dhe lexim të tregimeve për fëmijë ishte aktivistja Fitnete Lala Schid, e cila në kuadër të ARGE-Ostschweiz angazhohet në bibliotekën e qytetit të quajtur “Freihandbibliothek”.
Ajo në këtë manifestim takimesh me vogëlushet që vizitojnë bibliotekën këndoi dhe lexoi para një numri të madh të qytetarëve zviceranë në gjuhën shqipe.
Ndërkohë që bashkë me të tjerë kishte zënë vend në stendën e bibliotekës St. Gallen “Freihandbibliothek” për t’i informuar kalimtarët për aktivitetin dhe shumëllojshmërinë e kësaj biblioteke që mban me qindra libra në dhjetëra gjuhë të botës.
Ndër to edhe në gjuhën shqipe. Madje, jo vetëm kaq. Fitnete Schimd ka edhe “Orën e përrallës shqipe”, të cilën e mban çdo të enjte të parë të muajit prej ores 17.00.
Përderisa në këtë bibliotekë ju mund të gjeni për çdo muaj edhe revistën mujore të albinfo.ch.
Dita e takimeve është një vendmanifestim ideal për të treguar para publikut prezencën e shoqatave tuaja, për t’u lidhur me të tjerë e për të gjetur anëtarë të rinj. Manifestimi krijon mundësi për lidhje të reja dhe tregon shumëllojshmërinë e shoqërisë së qytetit tonë, thuhet në një njoftim të lëshuar nga organizatorët.
B. Dalipi
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës