Ekonomi

Banka gjermane pritet të shkurtojë 20 mijë vende pune

“Deutsche Bank” është duke planifikuar një ndryshim të brendshëm, ku 20 mijë punëtorë rrezikojnë të mbesin pa punë

Banka më e madhe në Gjermani, “Deutsche Bank” është duke planifikuar një ndryshim të madh brenda saj, që mund të lë mijëra punëtorë pa punë.

Nga ndryshimet e planifikuara pritet të goditen sektori për investime, ndërsa numri më i madh i vendeve të punës që do të mbyllën do t’i prekin punëtorët në Londër dhe Nju Jork, pra jashtë Gjermani.

Vendimi për riornganizim vjen pas dështimit të negociatave për bashkim me bankën rivale “Commerzbank”, të cilat u zhvilluan në prill të këtij viti, përcjell albinfo.ch.

Shkurtimi i vendeve të punës për 20 mijë veta është i barabartë me një të pestën e fuqisë së përgjithshme punëtore të kësaj banke në nivel botëror.

Kjo bankë është përballur me probleme të vazhdueshme viteve të fundit për shkak të rënies së investimeve dhe i ka bërë disa përpjekje për ta ringjallur biznesin e saj.