Të tjera
Xhudoja “zyrtarizon” tekstin e himnit të Kosovës
Kur e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova është bërë edhe me himn të ri. Ndonëse pa tekst, kompozimi i Mendi Mengjiqit është intonuar shumë herë edhe në momente që vendin e kanë bërë krenar.
Megjithëse ka kohë që qarkullon një tekst, me titull “O mëmëdhe i dashur”, si pjesë integrale e himnit të Kosovës, një gjë e tillë asnjëherë nuk është zyrtarizuar.
Por duket se sporti i xhudos, që me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakova, Loriana Kuka, e tash edhe me Flaka e Loxhën e Laura Fazliun, kanë ngritur lart flamurin e Kosovës gjithandej, madje edhe në vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka vendosur të shkojë një hap tutje.
Sot, në Bosnjë e Hercegovinë, derisa Laura Fazliu ka marrë medaljen e artë në Kampionatin Evropian U21, është ngritur flamuri dhe është intonuar himni, derisa dëgjohet edhe teksti në prapavijë, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
Nga ky aktivitet ka përcjell live në profilin e tij në Facebook, trajneri Driton Kuka. Ai ka shkruar: “Në BeH himni intonohet, edhe me tekst bile”.
.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









