Bota
Këta emigrantë mund të fitojnë shtetësinë në Angli
“Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë”, theksoi Boris Jonson
Deklaratë befasuese për emigrantët ilegal në Angli, nga Boris Jonson, kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May.
Në një intervistë të gjatë për “Daily Mail”, Boris Jonson ka deklaruar se “duhet shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrantë ilegal të cilët ndodhen në Agli për më shumë se 15 vjet”.
Bërja realitet e këtij deklarimi nga Boris Johnson do të thotë se me mijëra shqiptarë të palegalizuar do të mund të përfitojnë lejet e qëndrimit në shtetin ishull, transmeton TCH.
Duke folur për çështjet e emigracionin Boris Johnson shprehu shqetësimin se në shumë zona të Anglisë, anglishtja nuk është gjuhë e parë e folur dhe kjo do të thotë se të gjithë emigrantët duhet të mësojnë anglisht, përcjell albinfo.ch.
Nga qyteti Darlington ish-ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, u shpreh se disa komunitete emigrantësh nuk po bëjnë sa duhet për tu integruar në shoqërinë britanike.
“Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vinë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë”. deklaroi Jonson.
“Dëshiroj për të gjithë ata që vinë në Britaninë e Madhe të ndjehen britanik kjo është me shumë rëndësi por duhet të mësojnë anglisht. Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë”, theksoi Boris Jonson.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë