Kosova
1/5 e popullsisë në Kosovë e ka lëshuar vendin që nga shpallja e pavarësisë
1/5 apo 20% e popullsisë së Kosovës kanë lëshuar vendin që kur Kosova është shpallur shtet i pavarur, dhe vetë 40 mijë prej tyre janë kthyer.
Numri i qytetarëve që kanë lëshuar vendin që kur Kosova është shpallur shtet është 20 %, shkruan albinfo.ch.
Ndërsa numri i atyre që kanë ikur nga vendi në mënyrë ilegale është 135 mijë qytetarë dhe prej tyre vetëm 40 mijë janë rikthyer.
Sipas statistikave e raportimeve në media, ku qytetarët kanë folur për aryset e ikjes së tyre nga vendi, shkaktar kryesor ka dalë të jetë mungesa e perspektivës, varfëria si dhe qeverisja jo e mirë.
Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave (EUROSTAT), në periudhën 2008-2018 gjithsej 203.330 qytetarë kanë ikur nga Kosova dhe kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimin Evropian. Po ashtu gjatë kësaj kohe 141.330 qytetarë të Kosovës u gjetën ilegalisht të pranishëm në BE.
Kësisoj prej shpalljes së Kosovës si shtet gati 20%, ose 1/5 e popullsisë ka ikur nga Kosova.
Në këto të dhëna nuk janë të përfshirë ata që kanë zgjedhur rrugë të tjera për të migruar në shtetet e BE-së, siç janë lejet e punës.
Ndërsa në pesë vjetët e fundit afro 135 mijë qytetarë nga Kosova kanë kërkuar azil nëpër vendet e Bashkimit Evropian dhe, siç njofton Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, prej tyre janë kthyer afërsisht 40 mijë qytetarë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit