Integrimi

Politikani shqiptar, anëtar në Këshillin Bashkiak të “Waltham Forest”

Kastriot Berberi është i pari dhe i vetmi politikan shqiptar i zgjedhur me vota të drejtpërdrejta nga populli britanik, shkruan TCH.

Ai është anëtar i Këshillit Bashkiak të “Waltham Forest” të Londrës, në Mbreterinë e Bashkuar.

Kastriot Berberi është zgjedhur për herë të parë me vota të drejtëperdrejta si anëtar i Këshillit Bashkiak të “Waltham Forest” të Londrës, si kandidat i Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale në Britani më 22 maj 2014 dhe është rizgjedhur për mandatin e dytë radhazi më 3 maj 2018 në Londër (mandate katërvjeçare; 2014-2018, 2018-2022).

Kastriot Berberi është një shtetas shqiptaro-britanik që jeton dhe punon në Londër që nga qershori i vitit 1997.

Storia e plotë nga TCH: