Integrimi

Shqiptarja e parë në PE, Arba Kokalari, nis punën

Parlamenti Evropian nga sot do ta ketë në përbërjen e tij edhe një eurodeputete shqiptare.
Arba Kokalari që fitoi në Suedi, ka filluar sot zyrtarisht punën e saj në institucionin evropian, transmeton albinfo.ch.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Kokolari ka premtuar se do të jetë zëri i Suedisë në Parlamentin Evropian.
Shqiptarja ka thënë se e pret një punë e vështirë.
“Sot është dita ime e parë si anëtare e Parlamentit të BE-së! E prekur të mbaj këtë vend nderi të caktuar nga votuesit dhe për të jem zëri i Suedisë në BE. Tani më pret puna e vështirë!”, ka shkruar ajo.