Integrimi

Çdo i pesti banor i Gjermanisë, me rrënjë të huaja

"Fëmijët e emigrantëve kanë kualifikime më të larta sesa prindërit e tyre", thuhet në studim. Emigrantët e brezit më të ri janë më të shkolluar se vendësit.

Çdo i  pesti banor i Gjermanisë ka rrënjë të huaja dhe niveli i tyre i edukimit është rritur.  Megjithatë, vendi ende përballet me probleme sa i përket integrimit. Procesi i integrimit në sistemin e arsimit dhe ekonomisë është ende shumë i ngadalshëm.

Ky është përfundimi i një analize të Institutit të Berlinit për popullsinë dhe zhvillimin me titullin “Potenciali i ri “.

Hulumitimet  e mëparshme, të bëra pesë vjet më parë treguan se ende kemi “potencial të pashfrytëzuar “. Shefi i Institutit në fjalë , Reiner Kling  thotë se Gjermania është ” në rrugë për një shoqëri moderne për emigrantët.


Studiuesi përmend konstatimin e  OECD se Gjermania është klasifikuar si një nga vendet me më së paku barriera për emigrantët “.

Instituti ka paralajmëruar trendin e rritjes së numrit të emigrantëve. Nëse kriza ekonomike do të përmirësohet  në vendet e Evropës Jugore dhe Lindore numri i tyre do të zvogëlohet. Pastaj shumë emigrantë duhet të kthehen në vendet e tyre.

Mbi të gjitha  niveli i shkollimit  ka ndryshuar në pesë vitet e fundit.

Fëmijët e emigrantëve vazhdimisht kanë arritur kualifikime më të larta sesa prindërit e tyre”, thuhet në studim.
Emigrantët e brezit më të ri janë më të shkolluar se vendësit.

Numri i të  diplomuarve te të huajt e ardhur nga viti 2005 e tutje  është dukshëm më i lartë se i popullsisë gjermane pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë ata. Ky ndryshim vjen sipas studiuesve jo si produkt i politikës së integrimit të shtetit në Gjermani .

Probleme të mëdha me integrimin kanë emigrantët e komuniteti turk në Gjermani. 15 për qind të emigrantëve nga Turqia kanë një diplomë të shkollimit të lart.ë Në mesin e fëmijëve të lindur në Gjermani nga prindërit emigrantë flitet për një normë shkollimi deri 43 për qind.

Ashtu si në vendet e tjera  fëmijët e emigrantëve nga Azia kanë probleme  me shkollimin e tyre.