Integrimi
Doli nga shtypi numri 5 i revistës albinfo.ch
Numri më i ri i revistës Albinfo.ch është në duart tuaja. Si zakonisht, ai mund të gjendet kudo në mjediset ku frymojnë shqiptarët, në Zvicër
Diaspora, lidhje e fuqishme mes Zvicrës dhe Ballkanit
Gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti dy Këshilltarë federalë zviceranë, Simonetta Sommaruga, e ngarkuar e Departamentit federal të Punëve të Brendshme dhe Didier Burkhalter, shef i Departamentit federal të Punëve të Jashtme, njëherësh President i Zvicrës si dhe kryesues i radhës i OSBE-së, vizituan njëri pas tjetrit Kosovën dhe vende të tjera të Ballkanit.
Hapësirat shqiptare të Ballkanit dhe Zvicrën i lidhin shumë gjëra dhe atë falë prezencës së numërt të shqiptarëve apo zvicerano-shqiptarëve. Lidhja e Zvicrës si vend mik i vendeve të
Ballkanit reflektohet konkretisht në mjetet që i ka ndarë si dhe programet prioritare që i ka definuar ky shtet që me vite në favor të zvillimit të qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit, duke vërë theks të veçantë në zhvillimin e infrastrukturave, qeverisjes së mirëfilltë, bujqësisë dhe blegtorisë, mbrojtjes së minoriteteve si dhe sendërtimit të demokracisë.
Kjo ndihmë e rikonfirmuar e Zvicrës ndaj vendeve të Ballkanit shpjegohet po ashtu me një faktor çelës, atë të emigracionit të rëndësishëm shqiptar në Zvicër me prejardhje nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Vlen të rikujtohet se diaspora ka një kontribut të pamohueshëm historik në mirëqenien e Zvicrës si dhe veçanërisht në (ri)ndërtimin e hapësirave të Ballkanit.
Është tanimë koha që ky potencial i saj të fuqizohet më tepër, veçanërisht në vendet e prejardhjes. Pikërisht ky numër i revistës së Albinfo.ch e vë theksin te rinia e diasporës si dhe në figura të reja që janë duke u shfaqur dita-ditës në suaza të diasporës shqiptare-zvicerane.
Prandaj është koha që ky resurs të shyrtohet seriozisht nga vendet e prejardhjes. Ndoshta edhe këtu Zvicra mund të ndihmojë më tepër në vetëdijesimin e vendeve të Ballkanit ndaj këtij potenciali si dhe mobilizimit të tij në favor të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës