Kosova

Nga 1 korriku, patrullime të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë

Nga nesër do të fillojë patrullimi i përbashkët mes policëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, për këtë sezonë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes një komunikate për shtyp, përcjell albinfo.ch.

“Turni i parë i zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA) do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë më 01.07.2019. Takimi informativ me zyrtarë policorë do të mbahet nga ora 09:30, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Po ashtu një konferencë për media do të mbahet në orën 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policorë do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim”, thuhet në njoftim.