Literaturë
Promovohet libri i Bujar Dërvishajt: “Mëso dhe shpjego thjesht lojën e volejbollit”
Të pranishëm në këtë solemnitet rasti ishin shumë personalitete të shquara të sportit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore
Mes shumë emocionesh e lotësh, dje, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u bë promovimi i librit “Mëso dhe shpjego thjesht lojën e volejbollit”, të autorit Bujar Dërvishaj.
Të pranishëm në këtë solemnitet rasti ishin shumë personalitete të shquara të sportit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, ndër të cilët edhe ish-përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Ylli Tomorri dhe ish-volejbollisti i shquar shqiptar i “Shkëndijës” së Tetovës dhe i përfaqësueses së Maqedonisë Veriore, Pëllumb Vela.
Në cilësinë e drejtuesit të ceremonisë së promovimit të librit kësaj radhe u paraqit volejbollisti më i mirë shqiptar, Gazmend Husaj, ndërkaq për librin, vlerat dhe misionin e tij foli gazetari Xhavit Kajtazi.
“Fjalën time në këtë ceremoni rasti e kam quajtur ‘Tri rrëfime për një promovim; rrëfimi i parë – Si e njoha Bujarin; i dyti – Udhëtimi me shpejtësi drite dhe, i treti – Dy shekuj volejboll”, tha Kajtazi, i cili ka qenë edhe trajneri i parë i autorit të librit, përcjell albinfo.ch.
Para të pranishmëve foli edhe autori i librit, Bujar Dërvishaj, i cili i përshkuar nga emocionet shpalosi punën që ka bërë që nga fillimi e deri në finalizimin e veprës së tij, që pas dy vjetësh të kemi një botim të veçantë dhe shum të dobishëm për trajnerët e volejbollit.
“Ju falënderoj të gjithëve që morët mundin të vini në këtë promovim. Puna që kam bërë unë, po shpresoj se do të jetë e dobishme për gjithë komunitetin e volejbollit”, tha Dërvishaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës