Lajme
Dy shqiptarë humbin jetën në një aksident komunikacioni në Itali

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëgjesit të sotëm në Itali ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë.
Dy të rinjtë shqiptarë janë përplasur për vdekje nga një veturë që drejtohej nga një vajzë 30-vjeçare, raportojnë mediat shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm kur dy të rinjtë të identifikuar si Ergi S., 20 vjeç dhe Xhulio K., 21 vjeç sapo kishin dalë nga një diskotekë në zonën e Piaçenzas në Itali, kur janë përplasur për vdekje nga një veturë e tipit Renault Twingo.
Në timonin e makinës ishte një vajzë 30 vjeçe, që për motive ende të panjohura ka goditur me veturën e saj dy të rinjtë.
Vetura bashkë me shoferen kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës.
Autoritetet nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti tragjik.
E-Diaspora
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj Paga e tij neto u tkur praktikisht brenda natës nga mbi 20,000 franga në muaj në...
-
Arrestohet edhe nëna e autorit që vrau 22 vjeçaren shqiptare në Itali
-
Ramë Dardania me ekspozitë në Galerinë MOSHEK
-
Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia”
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nuk do të kenë të drejtë stacione karikimi të makinave elektrike Qiramarrësit në Zvicër nuk do të përfitojnë nga një garanci ligjore për të pasur një stacion...
-
Më pak vizitorë në kasollet malore të Zvicrës
-
Zvicër: Shqetësimet për sigurinë e kujdesit ndaj fëmijëve
-
Një në gjashtë ndërtesa banimi në Zvicër e ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore
-
SBB shqyrton reduktimin e ndalesave për më shumë efikasitet – kritika nga zonat rurale