Literaturë
Përurohet libri me 100 rrëfime nga pleq e plaka të Kosovës

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës gjatë ditës së djeshme është përuruar libri “Kujtesa e Kosovës”, përcjell albinfo.ch.
Ky libër, i cili përmban 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka të Kosovës, u vlerësua si një projekt afatgjatë për ruajtjen e kujtesës së Kosovës.
Në këtë përurim mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili tha se ky libër përmban 100 rrëfime autentike që shpalosin gjithë botën e përditshmërisë në Kosovë, nga Lufta e Dytë Botërore deri sot.
“Temat të cilat u trajtuan në historitë gojore ishin tema mbi organizimin e jetës, zakonet, organizimin e fshatit, duke përfshirë këtu zakonet ekonomike e edhe marrëdhëniet tregtare brenda dhe jashtë vendit”, citohet të ketë thënë Gashi, sipas njoftimit të MKRS-së.
Kurse drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, këtë libër e vlerësoi si botim të rëndësishëm për historinë e Kosovës.
“Sot po botohet, botim i parë i historisë gojore të 100 pleqve dhe plakave, mbledhja dhe ruajtja e kulturës gojorë është një qytetërim modern, një hap i ri nga biblioteka kombëtare e Kosovës. Mbledhja e kujtimeve të njerëzve të moshuar ka një rëndësi për historinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Intervistat për këtë libër u realizuan me të moshuar mbi 80 vjeç. Nga MKRS kanë thënë se për realizimin e këtij projekti u trajnua një ekip punues nga ligjëruesit profesionistë të fushës së historisë gojore, mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër Informacione të reja dalin në dritë rreth ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Épagny të kantonit Fribourg,...
-
Plagosje e rëndë, arrestohen dy shqiptarë në Itali
-
Kanë plaçkitur 420.000 sfr nga bankomatët: Kosovarët pranojnë akuzën
-
Vrasje e dyfishtë në Zvicër, kosovari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ka nisur dërgimi i fletëve të votimit në Diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kundërshton ndalimin e birësimeve ndërkombëtare Birësimet ndërkombëtare të fëmijëve duhet të vazhdojnë të lejohen në Zvicër, pavarësisht abuzimeve të dokumentuara në...
-
Biletat me çmim të ulët të SBB për destinacionet evropiane, të vështira për t’u gjetur
-
Fedpol: Rritje e raportimeve për pastrim parash, ndalimeve të hyrjes dhe kërcënimeve në Zvicër
-
SBB planifikon rreth 1600 trena specialë për vitin 2025, për këtë arsye
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër