Gjuha
LAPSH: Sfidë, hapja e shkollave shqipe me nxënës të rinj
Kryesia e LAPSH-it ka analizuar mbarëvajtjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor.
Javën e kaluar, në një nga sallat e Qendrës Kulturore Shqiptare në Cyrih, janë mbledhur anëtarët e Kryesisë së LAPSH-it. Në takim është analizuar mbarëvajtja e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, ndërsa theks i veçantë u vu në përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor. Nga të pranishmit, të cilët organizojnë mësimin plotësues shqip, u paraqit gjendja e shkollave si dhe regjistrimi i nxënësve të rinj, duke pasur parasysh të dhënat se mësuesit i bëjnë kërkesat për klasa pranë drejtorive të shkollave.
Nexhat Maloku, kryetar i LAPSH-it në Zvicër, foli për punën e mësimdhënësve si dhe bëri një pasqyrë të hapave që janë bërë deri tani dhe punën që duhet bërë për shpejtimin dhe rritjen e mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve në Zvicër. Ai u përcolli të pranishmëve njohuri rreth dy projekteve të hartuara: njërin drejtuar Ministrisë së Diasporës që lidhet me mbështetje më të fuqishme nga ana e shtetit në ndihmë të organizimit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Dhe tjetri dërguar në EDK, Bernë, e që ka të bëjë me kërkesën për ngritjen profesionale të mësimdhënësve.
Naser Ulaj, Cyrih, dha një pasqyrë statistikore të kësaj shkolle. Numri i paraleleve të mësimit shqip është 48, numri i nxënësve 573, prindër 437 dhe 10 mësimdhënës. Ndër to 11 paralele janë të integruar në sistemin shkollor zviceran. Regjistrimi i nxënësve prej disa vjetësh është bërë përmes Këshillit të arsimtarëve, kurse këtë vit ka filluar regjistrimi elektronik. Nga kjo mënyrë e regjistrimit kemi vërejtur një zbehje, ulje të numrit të nxënësve të rinj si pasojë e vështirësive të prindërve në përdorimin e mjeteve elektronike – kompjuterit.
Nexhat Hyseni, Thurgau, u përcolli të pranishmëve disa njohuri rreth bashkëpunimit me prindër, por me mbështetje të drejtorive të shkollave, kishte mbajtur katër mbrëmje informative me prindër, me kërkesën e tij shkolla ka organizuar takimin dhe një përfaqësues për të u ka folur prindërve për rëndësinë e gjuhës amtare në shkollë. Nga kjo punë vetëmohuese kishte suksese: ishin formuar katër Këshilla të prindërve të rinj, dy prej të cilëve janë nëna dhe kishin regjistruar 90 fëmijë që do t’iu bashkohen 54 nxënësve që aktualisht ndjekin mësimin në këtë kanton. Si problem parashtroi pajisjen me tekste mësimore për vitin e ri shkollor.
Hamzë Morina, mësues me përvojë në Arau, u ndal veçanërisht në shtimin e numrit të nxënësve me dy paralele të reja dhe me numrin aktual, 207 nxënës dhe 7 mësimdhënës.
Isni Idrizi solli përvojën tashmë të gjatë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Llozanë. Në krahasim me kantonet e tjera, ku mbështetet gjuha amtare për nxënësit, së paku duke bërë regjistrimin e tyre për mësimin plotësues ose kurset e gjuhës shqipe në shkollat e kantonit Vaud, nuk ndodh një përkrahje e tillë. Për organizimin e mësimit plotësues e tërë barra që nga regjistrimi i fëmijëve, mbajtja e mësimit dhe aktiviteti jashtëshkollor i bie organizatorit.
Nexhmije Mehmetaj ka folur për kantonin Jura dhe u ndal në vijueshmërinë dhe pandryshueshmërinë e numrit të nxënësve, sa e mbarojnë, po aq janë regjistruar.
Veçanërisht u ndal në punën e zhvillimit të mësimit, në domosdoshmërinë e zbatimit të teknologjisë së metodave mësimore kompjuterike, duke shfrytëzuar mjetet ndihmëse të reja të krijuara në klasë: dërrasa e bardhë interaktive, kompjuteri dhe video-projektori.
Në fund të mbledhjes së Kryesisë mbetën të njëjtat detyra dhe kërkesa të LAPSH-it: Nxitja e hapjes së klasave të reja me nxënës të rinj, në mënyrë që të mos lejohet humbja e gjuhës shqipe nga brezi i ri i mërgimtarëve. Të bëhet marrëveshje me prindër dhe aty ku është e mundur, të shkojnë fëmijët në mësimin e shqipes se shkollat për ta janë hapur. Brenda mundësive të bisedohet me prindër se mësimi i gjuhës së nënës është i domosdoshëm për fëmijë të mërgimtarëve dhe ia vlen edhe mbështetja nga ana e prindërve. Të synohet për mësues të rritet cilësia e nivelit të mësimdhënies. Mësimdhënësit të bashkëpunojnë me LAPSH-in, me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, të jenë pjesë e seminareve që organizohen për çdo vit dhe me shkollën mikpritëse ku mban mësim. Kuvendi i ardhshëm i punës me të gjithë mësimdhënësit do të mbahet në fund të shtatorit 2014. Kërkesa: Që mësimi i
gjuhës së nënës të mos mbesë në nivel vullnetarizmi, për këtë qëndrojmë pranë kërkesave tona. Ministritë: Tiranë – Prishtinë – Shkup të marrin përgjegjësitë që u takojnë për organizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe jashtë atdheut. Shkollat të furnizohen me tekste shkollore që të lehtësohet puna e mësuesve dhe nxënësve në mërgim.
Kërkojmë nga shqiptarët kudo në Zvicër: prindër, individë, personalitete, biznesmenë, shkrimtarë, institucione, shoqata, që ta përkrahin mësimin e gjuhës shqipe. Humbja e gjuhës shqipe te fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë është një humbje e madhe kombëtare.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës