Lajme
Temperatura rekorde në këto vende të Zvicrës
Në Adliswil, në kantonin e Cyrihut, mësuesve u është dhënë një buxhet prej 10 frangash zvicerane për nxënës për t'u përdorur në aktivitete si të shkojnë në pishinë apo për akullore për fëmijët
Vala e nxehtësisë në Zvicër po vazhdon, ku të mërkurën dhe të enjten u regjistruan temperatura rekord.
Në Bazel dhe Bernë temperaturat shkuan deri në 37 C, kurse në Gjenevë e Cyrih 36 C, përcjell albinfo.ch.
Një sinjal i nivelit 4 (rrezik i rreptë) për motin e nxehtë mbetet në vend, për rajonin e Baselit, për Valaisin qendror dhe për kantonin italian Ticinos.
Temperatura më e lartë e arritur në Zvicër të mërkurën ishte 36.6 C në kantonin e Basel-Landschaft.
Në Scuol në Graubünden ishte dita më e nxehtë ndonjëherë – 33.3C.
Me gjithë temperaturat e larta në Zvicër, shkollat mbeten të hapura. Në Adliswil, në kantonin e Cyrihut, mësuesve u është dhënë një buxhet prej 10 frangash zvicerane për nxënës për t’u përdorur në aktivitete si të shkojnë në pishinë apo për akullore për fëmijët.
Të mërkurën, një shkollë në Kappel am Albis, gjithashtu në kantonin e Cyrihut, njoftoi se fëmijët nuk do të duhet të ndjekin mësimet të enjten duke cituar udhëtimin e gjatë me biçikleta që shumë nxënës do të duhet të bëjnë në nxehtësi.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?