Lajme
Ushtria pastron plazhet e Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar në faqen e tij në Facebook fotografi, ku shihet Ushtria e Shqipërisë duke pastruar plazhet
Në fotografitë para dhe pas pastrimit shihen trupa ushtarake me grabuja duke kryer pastrimin
Edi Rama në postimin e vet ka shkruar: “Shqipëria turistike nis nga plazhet e pastra”. Tutje në postim Rama thotë:
“Vijon puna për Shqipërinë turistike që këtë vit do t’i mikpresë pushuesit në plazhe të pastra, pa plehra e pa mushkonja. Një plan i plotë masash me kohëzgjatje deri në fund të gushtit ka filluar të jetësohet përgjatë gjithë vijës bregdetare”.
Përdorimi i ushtrisë për punë civile është bërë edhe më herët nga Edi Rama, kur ai ka qenë kryebashkiak i Tiranës. Në atë kohë ushtria ishte angazhuar që të demolojë ndërtimet pa leje në parkun “Rinia”.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati Të premten në mëngjes, policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden ndaloi shtatë automjete me borë në çati...
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?
-
Zvicër: A do të bëhet diçka më e lirë në 2025?