Uncategorized
Vendimi i Kushtetueses, PSD-ja largohet nga ekipi negociator
Bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, ka thënë se Partia Socialdemokrate e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të veprojë sipas tij.
Ahmeti ka thënë se nga sot, anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë të shërbejnë në këtë organ.
“Ne kemi hyrë në delegacion me kushtin që delegacioni të ketë kompetenca. Meqenëse ato nuk janë më, atëherë qëndrimi ynë në delegacion është pa kurrfarë rëndësie ligjore”, ka thënë Ahmeti, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa përmes një konference të jashtëzakonshme për media, nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka konfirmuar vendimin për largim nga ekipi.
Ymeri ka thënë se me anë të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ia ka larguar Kuvendit të drejtojë dialogun.
Sipas Ymerit, me këtë vendim Kushtetuesja ia ka besuar dialogun presidencës dhe kryeministrit.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën