Integrimi
Sërish kërkohet dëbimi i Arlind Lokajt
Arlind Lokaj do të duhej ta lëshonte Zvicrën më 30 prill, por ai paraqiti një raport mjekësor që tregon gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore
Një foto e publikuar në rrjetin social “Facebook” të Arlind Lokaj, ku shihet i hipur mbi një kalë, ka zgjuar debat në kantonin e Tesinës, për shkakun sa ai i kishte shpëtuar dëbimit në Kosovë në fund të prillit me anë të një vërtetimi të mjekut, i cili konfirmon gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore.
Këtë herë deputeti italian, Massimiliano Robbiani, ka kërkuar të shqyrtohet edhe një herë çështja e Arlindit, duke vënë dyshime në vërtetimin mjekësor.
Robbiani pyet sesi do të veprojnë autoritetet pas postimit të një foto në një rrjet social, ku shihet Arlindi i hipur mbi një kalë. Me këtë, sipas politikanit, Arlindi tregon se është me shëndet të mirë.
Arlin Lokaj do të duhej ta lëshonte Zvicrën më 30 prill, por ai paraqiti një raport mjekësor që tregon gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore.
Rasti i të riut 17-vjeçar, Arlind Lokaj, të cilin autoritetet e kantonit të Tesinës kanë vendosur ta dëbojnë për në Kosovë, vitin e kaluar pati bërë bujë të madhe në mesin ku jeton. Ndërkaq, rasti ende nuk është përmbyllur.
Tash sërish janë paraqitur miqtë e tij dhe një lëvizje e gjerë qytetarësh të tjerë, të gatshëm për t`u solidarizuar me Arlindin. Ata e mbrojnë të riun nga dëbimi, pasi që, sipas tyre, ai nuk ka ku të shkojë. Babai i tij tashmë ka krijuar familje tjetër dhe ka fëmijë të tjerë.
Te motra më e vjetër ai nuk mund të banojë, ndërsa vëllai dhe motra tjetër jetojnë në Zvicër, ku janë martuar.
Dhe jo vetëm qytetarët. Për mbetjen e të riut kosovar në Zvicër janë angazhuar pothuaj të gjitha partitë në Tesinë. Kështu SP/PS, CVP/PDC, FDP dhe Të Gjelbrit në një mocion parlamentar kanë kërkuar të drejtën e qëndrimit në Zvicër për Arlindin.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës