Sport

Komiteti Olimpik fton deputetët të votojnë projektligjin për sponsorizimin e sportit

Gjatë ditës së nesërme është thirrur seancë, ku në rend dite në një nga pikat do të jetë edhe projekligji për sponsorizimin e sportit, kulturës e rinisë.

Lajmi për këtë pikë ka bërë që Komiteti Olimpik i Kosovës të ftojë deputetët që të votojnë këtë ligj.

“Fitimi i medaljeve të fundit të xhudistëve tanë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, rezultatet e jashtëzakonshme në futboll, basketboll e hendboll, si dhe karate, boks, etj., janë sinjali i fundit që edhe deputetët, edhe shteti, duhet të jenë prapa ambasadorëve më të mirë të vendit tonë, të cilët jo një herë, por tri herë e ngritën lartë këto ditë flamurin e Kosovës në shtetin që nuk e njeh vendin tonë, Bjellorusinë”, thuhet në komunikatë.

KOK ka bërë thirrje që njëzëri deputetët të miratojnë ligjin, pasi që sipas tyre, kjo është mundësia e vetme që fusha e biznesit të japë krahë në sporin kosovar dhe të mbështesë sportistët.