Ekonomi

Telekomi, kontratë të re me Z-Mobile

Telekomi mund të nënshkruajë kontratë të re me Z-Mobile. Në njoftimin për shkëputjen e marrëveshjes së arritur në vitin 2009, që ndërmarrja i ka dërguar kësaj kompanie, thuhet ndër të tjera se palët mund të vazhdojnë negociatat për një kontratë tjetër. Në letrën e siguruar nga KTV-ja thuhet se Telekomi e inkurajon Z-Mobile që të vazhdohen bisedimet për një kontratë tjetër. Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi, ka thënë se obligohen që në bazë të marrëveshjes paraprake t’i vazhdojnë negociatat, përcjell albinfo.ch.

Nga organizata “Çohu”, që e ka monitoruar këtë proces, thonë se Telekomi assesi nuk do të duhej të nënshkruajë marrëveshje të re me Z-Mobile.

Sipas tyre, çfarëdo kontratë e re do t’i sillte humbje ndërmarrjes publike.
Kundër arritjes së një marrëveshjeje të re me Z-Mobile janë edhe punëtorët.

KTV-ja thotë se të mërkurën ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Z-Mobile, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.