Sporte Luftarake

Boksieri nga Kosova, nuk ia doli përballë Lorenzo Sotomayorit

Patriot Behrami e ka humbur meçin kundër boksierit Lorenzo Sotomayor dhe është eliminuar nga Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.
Boksieri nga Kosova humbi me vendim unanim të pesë gjyqtarëve, të cilët e vlerësuan me pikë maksimale boksierin me prejardhje nga Kuba, por që mbrojti ngjyrat e Azerbajxhanit, transmeton albinfo.ch.
Në të tre rundet, Behrami pati paraqitje solide, por nuk arriti të dominojë përballë një boksieri me përvojë siç ishte 34-vjeçari Sotomayor, i cili në Olimpiadën e vitit 2016 fitoi medaljen e argjendtë.
Por, edhe përkundër që nuk arriti të hyjë në gjysmëfinale, 19-vjeçari preku sukses të madh duke u kualifikuar në mesin e 8 boksierëve më të mirë në kategorinë deri në 69 kg dhe ishte i vetmi nga Kosova që arriti deri në këtë fazë nga katër boksierët sa morën pjesë.
Në rrethin e parë, Behrami mposhti kroatin Marko Zheljko, kurse në të tetën e finales triumfoi ndaj italianit Vincenzo Manxhakapre.
Me eliminimin e Patriot Behramit, tani në garë ka mbetur vetëm edhe një sportist nga Kosova.
Bëhet fjalë për karateistin Alvin Karaqi, i cili do ta ketë garën më 29 qershor.