Autotech

Mosseri: Instagram-i nuk i përgjon bisedat private të përdoruesve

Rrjeti social “Instagram”, aplikacioni i ndarjes së imazheve, nuk i përgjon bisedat private të përdoruesve të saj në mënyrë që t’iu shfaqë atyre reklama të dedikuara, theksoi pronari Adam Mosseri, në një intervistë të publikuar sot nga CBS-ja.

“Ne nuk i shohim mesazhet tuaja, nuk dëgjojmë në telefonin tuaj, nëse do e bënim këtë, do të kishte jashtëzakonisht shumë probleme për shumë arsye të ndryshme”, theksoi ai.

“Megjithatë e kuptoj se e keni të vështirë të më besoni”, shtoi Mosseri.

Pronari i “Instagram”, një filial i “Facebook”, u pyet mbi faktin se reklamat në lidhje me produkte të përmendura gjatë bisedave private mund t’i shfaqeshin më pas përdoruesve në fjalë, transmeton ATSH.