Integrimi

Shqiptarët, të katërtit me kërkesa azili

Më së shumti azilkërkues ka pasur nga Siria, 1799, pastaj nga Serbia, 1256, nga Afganistani 669 dhe nga Shqipëria 664

Trendi i rritjes së numrit të azilkërkuesve në Gjermani ka vazhduar edhe gjatë muajit prill. Listës së azilkërkuesve i prijnë sërish ata nga Siria, me 1799. Pas sirianëve, në numër më të madh janë personat nga Serbia (1256) që kanë kërkuar azil në Gjermani, të pasuar nga afganistanasit (669) dhe shtetasit e Shqipërisë me 664 që janë në vendin e katërt.

Numri i gjithëmbarshëm i kërkesave të azilit gjatë prillit në Gjermani ka qenë 11.503 që është për 34.4% më shumë se në prillin e vitit 2013, bën të ditur Ministria e brendshme e Gjermanisë. Edhe në krahasim me muajin paraprak është shënuar një rritje e vogël prej 2 për qind.

Gjatë katër muajve të parë të vitit në Gjermani kanë kërkuar azil 49780 veta që është për 64.5 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2013.