Gjuha
U organizua kuizi i diturisë për nxënësit shqiptarë në Greqi
Gjatë ditës së 23 qershorit në Athinë u mbajt kuizi i diturisë i nxënësve të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Greqi, përcjell albinfo.ch.
Ky kuiz u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi.
Nga MDIS e kanë cilësuar si një aktivitet të suksesshëm, teksa thanë se pati nxënës të mësimit plotësues të gjuhës shqipe Kreta që kishin shkuar enkas nga larg për të marrë pjesë në këtë kuiz, nga Salamina, Artemidha, Rendi, Porta Shqiptare dhe Athina.
“Juria shpalli fituese shkollën e Athinës, e cila funksionon pranë Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, por të gjithë fëmijët dhe mësuesit e tyre u vlerësuan për punën e jashtëzakonshme të bërë gjatë gjithë vitit shkollor”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje, nga MDIS kanë bërë të ditur se gara u zhvillua në formë loje, duke mos i vënë në siklet nxënësit, gjë që u dha atyre lirinë për t’u shprehur dhe treguar më të mirën e tyre.
Në këtë aktivitet morën pjesë prindër, nxënës, mësues dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptar në Greqi.
Kuize të ngjashme, javët e fundit janë organizuar edhe në Zvicër, Austri e Itali, me qëllim të afrimit të nxënësve të diasporës me gjuhën dhe historinë shqipe.
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës Nëse planifikoni të udhëtoni me tren për në Gjenevë ose nga Gjeneva nesër ose të dielën,...
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës