Integrimi

Tryeza “Të rinj të mbingarkuar?”

Temat që do të diskutohen kanë të bëjnë me të rinjtë, shqetësimet e familjeve shqiptare këtu në Zvicër, mbingarkesa, konfliktet, përballimi me realitetin në shkollë, profesion, kohën e lirë etj

Aktiviteti zhvillohet nga Qendra “A.Moissu” nën përkujdesjen e qytetit të Zürichut në kuadër të programit kantonal për integrim si dhe me mbështetjen e Institutit Kantonal për çështjet e Integrimit dhe Zyrës Federale për Migracion. Aktivitetin e përkrah edhe grupi i sindikalistëve shqiptarë “Aktivistet” UNIA Zürich.

Do të referojnë Enver Osmani, pedagog social dhe drejtues i Changekultur, Zürich si dhe Suela Jorgaqi, drejtuese e Bibliotekes Pestalozzi Hardau, Zürich. Moderatore është Liri Lushi.

Temat që do të diskutohen kanë të bëjnë me të rinjtë, shqetësimet e familjeve shqiptare këtu në Zvicër, mbingarkesa, konfliktet, përballimi me realitetin në shkollë, profesion, kohën e lirë etj.

Do të zhvillohet edhe një bashkëbisedim me pjesëmarrësit, të cilët do të kenë mundësi të drejtojnë pyetje të ndryshme rreth këtyre temave si dhe të shprehin mendimet dhe shqetësimet e tyre.

Aktiviteti mbahet ë Gemeinschaftszentrum Oerlikon, Gubelstrasse 10, 8050 Zürich. Ora 18:30.