Integrimi

Diaspora e SHBA-ve kërkon unifikim në Mal të Zi

Shqiptarët e Malit të Zi që jetojnë në SHBA, kërkojnë nga partitë politike shqiptare që të bashkëpunojnë në prag të zgjedhjeve të 25 majit

Disa shoqata që bashkojnë diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkojnë nga shqiptarët e Malit të Zi, që të bashkohen në zgjedhjet e 25 majit, dhe të votojnë vetëm për kandidatët shqiptarë, ndërsa koalicionet t’i bëjnë vetëm me paritë shqiptare.

Këto shoqata kërkojnë faktorizimin e shqiptarëve në Mal të Zi, në mënyrë që t’i realizojnë të drejtat kombëtare që u takojnë.

Zgjedhjet e 25 majit në Mal të Zi, sipas diasporës së SHBAëve,  përbëjnë edhe një mundësi që shqiptarët e atjeshëm të dëshmojnë se kur kërcënohen interesat kombëtare dinë të bashkohen dhe ato interesa t’i vënë mbi interesat e ngushta partiake.

“Ne u drejtohemi dhe u bëjmë thirrje atyre që kanë vendosur ta konsumojnë të drejtën e tyre elementare, pra të drejtën e votës dhe të dalin në zgjedhje, votën e tyre ta japin vetëm për subjektet kombëtare shqiptare. U bëjmë thirrje gjithashtu që të bashkohen dhe t’i unifikojnë qëndrimet dhe programet, se vetëm ashtu bëhen më të fortë…”, thuhet në komunikatë.

Shoqatat në diasporë thonë se do të punojmë vazhdimisht, për t’i përkrahur shqiptarët në Mal të Zi për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në mal të Zi. .

Komunikata është mbështetur nga: Fondacioni “ Plavë-Guci “ në New York; Shoqata Atdhetare “ Malësia e Madhe”, në Detroid; Shoqata Atdhetare’’ Ana e Malit’’- New York; Fondacioni “ Dedë Gjon Luli “ në New York; Fondacioni “Dom Simon Filipaj“ në New York; Fondacioni Humanitar “ Malësia “ në New York; Shoqata Atdhetare “ Kraja “ në New York; dhe Shoqata Atdhetare “ Ulqini “ në Çikago.