Lifestyle

Miss Kalifornia në SHBA vesh fustanin e disenjatores kosovare

Në një aktivitet artistik të organizuar në SHBA, ku mori pjesë edhe miss Kalifornia 2019, Erica Dann, u paraqit me një fustan të disenjatores nga Kosova, Vjollca Llapashtica.

Lajmin e bën me dije vetë disenjatorja, që thotë se Erica Dann, ka publikuar disa foto në llogarinë e saj, duke e falënderuar për këtë kreacion.

“Ndër të tjerat e falënderoj disenjatoren Vjollcën që ma ka përgatitur fustanin perfekt”, citohet të ketë shkruar ajo.

Ndryshe, Vjollca Llapashtica, prej se ka filluar punën e saj, në vazhdimësi përkujdeset për artistet me famë botërore, të cilat marrin pjesë në aktivitete me rëndësi nga jeta shoqërore, shkruan kohanet, përcjell Albinfo.ch.