Lajme
Instrumentet muzikore në pulla postare të Kosovës
Në emisionin e ri të pullave postare, Filatelia e Postës së Kosovës ka prezantuar pamje të instrumenteve muzikore shqiptare
Instrumentet muzikore tradicionale janë një nga pasuritë më të çmueshme të kulturës shqiptare. Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore përbën një zeje të veçantë në zejtarinë shqiptare.
Zanafilla e veglave muzikore fillon me lahutën, instrument me të cilën malësorët shoqëruan këngët epike të Ciklit të Kreshnikëve. Malësorët këngët dhe vallet i shoqëruan gjithashtu me tingujt e ëmbël të çiftelisë dhe fyellit. Tradita e përdorimit të këtyre instrumenteve muzikore është ruajtur brez pas brezi.
Lahuta është një vegël muzikore me hark dhe me një kordë të përbërë prej qimeve të bishtit të kalit. Trupi i lahutës punohet nga një copë e vetme druri (panje, arre, etj). Harku i lahutës bëhet zakonisht nga druri i thanës, qimet lyhen me rrëshirë pishe.
Fyelli është vegël muzikore që punohet nga druri i bushit, shtogut, panjës, arrës, por edhe nga gypa metalik, sidomos prej tunxhi e bronzi.
Një prej instrumenteve më të popullarizuara, çiftelia, është instrument muzikor me dy tela dhe përbëhet nga tri pjesë kryesore,: kupa, kapaku dhe bishti. Madhësitë dhe trajtat ndryshojnë sipas krahinave.
Këto pulla postare janë emetuar në kuadër të tematikës “ Evropa 2014 – Instrumente e vjetra nacionale.”, thuhet në një komunikatë të Postës së Kosovës
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Stjuardesa vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit Një anëtare e ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë...
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?