Kosova
Informata të vlefshme për mundësitë e investimit në Kosovë
Për të njoftuar më shumë rreth mundësive për të investuar në Kosovë, të pranishëm ishin edhe zyrtarë të institucioneve kosovare që ndërlidhen direkt me investimet e huaja në vend
Të shtunën në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë është mbajtur një sesion informues mbi klimën e investimeve në Kosovë. Për të njoftuar më shumë rreth mundësive për të investuar në Kosovë, të pranishëm ishin edhe zyrtarë të institucioneve kosovare që ndërlidhen direkt me investimet e huaja në vend.
Duke vënë në pah marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës dhe Konfederatës helvetike, ambasadorja kosovare në Bernë, znj. Nazane Breca, ndër të tjera theksoi se ka ende mundësi tjera që mund të ndikojnë në rritjen e investimeve zvicerane në Kosovë, përkundër faktit që Zvicra është njëri ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë, në 5 vitet e fundit.
Fjalë tjera përshëndetëse patën po ashtu edhe Valëza Uruqi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, si dhe Qamit Isufi nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës shqiptare në Zvicër.
Ndërsa gjatë prezantimit të mundësive për investimet e jashtme në Kosovë, përfaqësuesit e institucioneve kosovare, njëri ndër të cilët ishte edhe Arbër Muhaxheri nga Agjencia per Investime dhe përkrhajjen e ndërmarrjeve në Kosovë, prezentuan po ashtu të dhëna mjaft informuese rreth klimës investuese në vend.
Ndërsa Ilir Murtezaj, drejtor i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, në pika të shkurtra dhe mjaft të vlefshme, dha për të pranishmit informata për lehtësimet që kanë investitorët në rast të investimeve të mundshme, siç janë lehtësimet e ndryshme në TVSH, apo edhe në tatime. Ai po ashtu theksoi se, për punën e tyre, kanë raporte mjaft pozitive nga Fondi Monetar ndërkombëtar, por edhe rekomandime ku mund të përmirësohen ende.
Edhe përfaqësuesi nga Doganat e Kosovës, Agim Nika, shpjegoi për lehtësirat e dryshme doganore sa i përket shumë mallrave, në rast të investimeve direkte nga jashtë.
Dhe për fund, znj. Valbona Dibra nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ftoi të pranishmit që të jenë pjesë e procesit të privatizimit në Kosovë, duke ofruar mundësi të shumta, si dhe oferta konkrete sa i përket disa objekteve apo parcelave, e që mund të ishin një mundësi shumë e mirë për investime.
Prezantimi i këtij sesioni informues u mbyll më pas me pyetje dhe përgjigjje nga të pranishmit, ku ata shprehën pos lëvdatave për punën e institucioneve kosovare, po ashtu edhe vërejtje në disa sektorë.
Në periudhën 2007-2018, investimet me prejardhje nga Zvicra kanë qenë 506.3 milion Euro, e që përbën 14.5% të totalit të investimeve në Kosovë, e që e bën Zvicrën investuesin e dytë më të madh, pas Gjermanisë. Ndërsa vetëm në 5 vitet e fundit, nga Zvicra janë investuar mbi 350 milion euro, përderisa në Kosovë, nga viti 2003 janë të regjistruara mbi 340 kompani me kapital zviceran.
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) është agjenci shtetërore e Kosovës mandati i së cilës është të promovojë dhe mbështesë investimet, eksportin, turizmin, NVM-të, dhe Zonat e veçanta Ekonomike në Republikën e Kosovë
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?