Shëndetësi
Shkencëtarët besojnë se kanë identifikuar shenjat e hershme të Parkinsonit
Parkinsoni është një sëmundje e trurit që prek rreth 145,000 njerëz në Britani të Madhe
Shkencëtarët thonë se kanë identifikuar shenjat më të hershme të sëmundjes së Parkinsonit në tru, 15 deri në 20 vjet para se të shfaqen simptomat.
Incizimet e një numri të vogël pacientësh me rrezik të lartë, gjetën keqfunksionime në sistemin e serotoninës së trurit.
Serotonina, është një hormon që ka shumë funksione në tru, duke përfshirë disponimin, oreksin, njohjen, mirëqenien dhe lëvizjen, transmeton Evropa e Lirë.
Studiuesit e “King’s College” në Londër thanë se zbulimi mund të çojë në forma të reja të trajtimit të sëmundjes, përcjell albinfo.ch.
Parkinsoni është një sëmundje e trurit që prek rreth 145,000 njerëz në Britani të Madhe.
Simptomat kryesore janë lëkundje, dridhje dhe ngurtësi, por depresioni, problemet me kujtesën dhe gjumin janë gjithashtu të zakonshme.
Tradicionalisht, sëmundja mendohet të jetë e lidhur me një hormon të quajtur dopamin, i cili mungon në trurin e njerëzve me këtë sëmundje.
Edhe pse nuk ka shërim, ekzistojnë trajtime për të kontrolluar simptomat – dhe ato përqëndrohen në rivendosjen e niveleve të dopaminës.
Por ekipi hulumtues sugjeron se shenjat e para paralajmëruese të sëmundjes janë ndryshimet ne nivelet e serotoninës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës