Kosova
Haradinaj: Kosova e di më së miri ndjenjën e largimit nga atdheu
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Ditën Botërore të Refugjatëve.
Ai ka shkruar se Kosova e di më së miri ndjenjën e largimit nga atdheu.
Madje kryeministri Haradinaj i ka bashkangjitur shkrimit edhe një fotografi të kohës së luftës në Kosovë.
“Sot, në Ditën Botërore të Refugjatëve, bashkëndjejmë me të gjithë ata njerëz që braktisën tokën e shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të dhunës dhe luftës, apo keqtrajtimeve të ndryshme.
Kosova më së miri e di këtë ndjenjë të largimit nga atdheu, veçanërisht në vitet ‘99, në kërkim të shpresës dhe ikjes nga gjenocidi serb. Po sot, shpreh respektin më të lartë ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël...
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent