Kosova
Caritasi i Zvicrës përkrah 13 fermerë të Kamenicës

Caritasi zviceran në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës ka përkrahur 13 fermerë të kësaj komune, përcjell albinfo.ch.
Fermerët përfitues janë përkrahur me paketa granti për prodhimin e mjaltit dhe pajisje për bletari.
“Janë shpërndarë materialet thelbësore si koshere bletësh LR, centrifugë elektrike, kulluese mjalti, depozitë për grumbullimin e mjaltit, vaska për heqjen e kapakëve të mjaltit, fletë dylli dhe mjete të tjera, duke u mundësuar bletarëve prodhimin e mjaltit në përputhje me standardet e kërkuara për prodhimtarinë e mjaltit. Janë dorëzuar paketa granti të kompletuara dhe të përbëra nga të gjitha materialet e nevojshme për prodhim dhe ekstraktimin e mjaltit, duke lehtësuar punën e bletarëve që të fokusohen kryesisht në prodhimin cilësor”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Këto pako të granteve janë mbuluar 50% nga Caritasi zviceran, 35% nga Komuna e Kamenicës dhe 15% nga bletarët.
E-Diaspora
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë Zgjedhje lokale 2025, Gjenevë ...
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’
Jeta në Zvicër
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë Zgjedhje lokale 2025, Gjenevë ...
-
Zvicër: Rritja e popullsisë nga migracioni, nxit debat
-
Zvicra me ligj synon të rrisë shpejtësinë e internetit në vend
-
Kantonet, të pakënaqura me masat e kursimit të planifikuara nga Këshilli Federal
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino