Uncategorized
Piloti zviceran tregon detaje pas turbulencës në linjën Prishtinë-Bazel
Aeroplani i linjës së rregullt nga Prishtina drejt Bazelit ka vënë në panik pasagjerët nga turbulencat. Turbulenca të tilla janë të papërshtatshme, por jo të rrezikshme, ka thënë një pilot i njohur i Airbus për Blick.
Turbulencat zgjatën pak minuta, por pasagjerëve të fluturimit V07205 nga ALK Airlines nga Prishtina në Bazel do t’u mbetet gjithmonë në mendje: Për shkak të turbulencave të forta, aeroplani për rreth 15 minuta pësoi dridhje të paparamenduara.
Dhjetëra persona u lënduan, e shumë të tjerë ishin të shokuar.
Thomas Steffen është për vite të tëra pilot i aeroplanëve Airbus. Edhe ai i kishte shikuar pamjet e kabinës së fluturimit të ALK. Për të është e qartë: Në turbulenca të tilla gjithmonë duhet llogaritur, dhe të gjithë duhet të kenë të vendosura rripat e sigurisë.
“Ka një arsye pse gjithmonë para fluturimeve u komunikohet pasagjerëve që të vendosin rripin e sigurisë. Për këtë edhe pilotët gjithmonë vendosin rripat para nisjes”, u shpreh piloti 44-vjeçar.
Turbulencat mund të shfaqen kur një aeroplan fluturon në masa ma të ngrohta ajrore. Këto turbulenca zakonisht nuk janë të rrezikshme.
“Rrethanat në të cilat testohen aeroplanët janë edhe më të vështira”, theksoi piloti i njohur Steffen.
Në pamjet e publikuara shihet se si pasagjerët po bëheshin gati për t’u shërbyer me pije e ushqim, kur aeroplani fillon të dridhet. Kjo situatë duhet të paralajmërohet nga ekipi në bordin e aeroplanit, thotë Steffen.
“Para secilit fluturim pasagjerëve u kumtohet një njoftim, ku edhe tregohen parashikimet për turbulenca të mundshme. Kur fluturohet në zona të tilla, pasagjerët gjithmonë paralajmërohen”, theksoi piloti i njohur.
Por, pse pilotët e fluturimit të agjencisë ALK nuk e kanë parë turbulencën?
“Ekzistojnë të ashqutuajtura ‘Clear Air Turbulences’, të cilat nuk mund të parashikohen në formë precize dhe që nuk janë të shoqëruara nga retë”.
“Kur piloti fluturon nëpër zona të tilla me turbulenca, atëherë ai njofton kolegët me anë të radiolidhjes”, u shpreh piloti.
Kjo kompani ka konfirmuar se ka një ekip ku pasagjerët trajtohen me kujdes të veçantë pas fluturimeve me turbulenca.
“Turbulencat janë për pasagjerët shpesh të papërshtatshme dhe frikësuese”.
“Për këtë arsye ne kemi një ekip kujdesi që gjendet në vendin e ngjarjes pas aterrimit për të pritur pasagjerët dhe ekipin e fluturimit për t’u kujdesur për gjendjen e tyre emocionale”, u shpreh zëdhënësja e Swiss, Karin Muller.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën