Integrimi
Në Osnacbruk shënohet përvjetori i shkollës shqipe “Zahir Pajaziti”
Nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe kryetarit të qytetit të Osnabruck në Gjermani është u shënua 35-vjetori i shkollës shqipe “Zahir Pajaziti”, transmeton albinfo.ch.
Sekretarja e përgjithshme e MDIS-it, Shyhrete Gosalci, i përshëndeti të pranishmit në emër të ministrit Gashi. Gosalci uroi përvjetorin e shkollës shqipe, duke i përgëzuar mësuesit për punën dhe kontributin e dhënë për mësimin plotësues në Osnabruck.
Hapjen e këtij manifestimit jubilar e bëri Vëllazërim Haziri, kryetar i Këshillit për migracion në Osnabruck, i cili tha së janë të kënaqur më punën që ka bërë kjo shkollë për gjenerata të tëra.
Në këtë takim, përpos bashkatdhetarëve e figurave politike nga institucionet federale e komunale të Landit në Gjermani, si ministri i Saksonisë së Ulët, z. Boris Pistorius, deputetët e Landit Niedersachsen, z. Burkhard Jasper (CDU), z. Frank Hennig (SPD), etj., të pranishëm ishin edhe z.Burim Krasniqi, shef i kabinetit të ministrit Gashi dhe Maliqe Hashani, drejtoreshë e DRKAKD-së.
Përfaqësuesit e MDIS-it patën takime me kryetarë shoqatash, mësues të landeve të Gjermanisë dhe me bashkatdhetarë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut