Integrimi
Diaspora në Londër e pret me protesta Kryeministrin e Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në një vizitë në Londër, por atje nuk është pritur mirë nga mërgata shqiptare që jeton në këtë vend.
Dega e Partisë Demokratike në kryeqytetin britanik, e mbështetur edhe nga shqiptarë që jetojnë e punojnë atje, janë mbledhur fillimisht para hotelit ku qëndroi kryeministri, e më pas edhe në sallën ku zhvillohej takimi, ku Rama do të marrë pjesë ditën e sotme dhe kanë protestuar kundër tij, raporton oranews, transmeton albinfo.ch.
Ata e kanë quajtur atë ‘mashtrues’ dhe kanë bërë thirrje “Rama Ik”, derisa Rama u është përgjigjur me një buzëqeshje ironike.
Kryetari i PD-së në Londër, Naim Hasani, gjatë fjalës së mbajtur në protestë tha se Rama duhet të largohet, pasi ka vjedhur zgjedhjet dhe ka kapur drejtësinë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut