Ekonomi

Shoqëria civile në Kosovë kundërshton pagesën për RTK-në

Shoqëria Civile në Kosovë dhe Sindikata ElektroKosova kanë paralajmëruar protestë për të kundërshtuar financimin e RTK-së përmes faturave të energjisë elektrike.
Kuvendi i Kosovës ka votuar që për çdo orë të energjisë elektrike të paguhet 2.5 euro, transmeton albinfo.ch.
Rashit Gashu nga Sindikata ElektroKosova thotë se është i zhgënjyer nga Kryetari i Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani i cili siç, thotë ai u ka thënë atyre se “ju jeni punëtor me punu aty…, duhet me u marrë me Menagjment e Qeveri, d.m.th me heshtë”.
Gashi ka thënë se do të vazhdojnë me kundërshtimin e kësaj takse.