Bota
Gjobiten dy mjeke në Gjermani, ja arsyeja
Një gjykatë në Gjermani gjobiti dy mjeke gjinekologe me nga 2,000 euro për reklamimin e procedurës së abortit në klinikën e tyre në Berlin.
Muaj më parë, Qeveria e Gjermanisë e hoqi një ndalesë të reklamimit të shërbimeve të abortit që datonte nga epoka naziste.
Por, ligji i rishikuar u lejon mjekëve vetëm të deklarojnë se kryejnë aborte.
Dy mjeket e kanë përshkruar edhe procedurën e “abortit pa anestezi” në një “mjedis të mbrojtur”.
Dy aktivistë kundër abortit e kanë raportuar ueb-faqen e gjinekologeve te prokurorët.
Mjeket Bettina Gaber dhe Verena Weyer thanë se planifikojnë të apelojnë kundër gjobave.
Në janar, pas disa muajsh debati, koalicioni qeveritar i Gjermanisë, i udhëhequr nga demokristianët, e ndryshoi ligjin e vitit 1933, i cili i ndalonte reklamat e abortit, me qëllim përmirësimin e të drejtave të grave, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, reforma nuk shkoi aq larg sa për të lejuar përshkrimet e shërbimeve të abortit që ofrohen.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra