Kosova

Policia e Kosovës triumfon në Hungari

Policia e Kosovës, me pjesëtarët e njësisë speciale elite “FIT “, tashmë të njohur si “NJSI”, edhe këtë vit kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare të Njësiteve Speciale Cross Fit-it (Sparta 300), që organizohen në shtetin e Hungarisë.

Në këtë garë ndërkombëtare, ku marrin pjesë shtete nga Evropa dhe Azia, NJSI duke dëshmuar përgatitjet e larta profesionale dhe fizike, ka arritur që në garat ekipore të renditet e dyta, përderisa në garat individuale ka rezultuar e para.

Policia e Kosovës, edhe pse institucioni më i ri krahasuar me policitë e tjera, po arrin të triumfojë në shumë gara sportive në arenën ndërkombëtare.