Integrimi
Konferencë në Tiranë, ftohen studiuesit shqiptarë nga rajoni dhe diaspora
Instituti “AlbShkenca” dhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, nën kujdesin e ministrit të Shtetit për Diasporën organizojnë më 27-29 shtator 2019 në Tiranë konferencën “Kërkimi shkencor në hapësirën mbarëshqiptare dhe roli i Diasporës shkencore”, përcjell albinfo.ch.
Nga MD kanë bërë thirrje që studiuesit shqiptarë të të gjitha disiplinave nga rajoni dhe Diaspora të dërgojnë përmbledhjen e temës së tyre deri më datë 30 qershor në adresën elektronike [email protected].
“Përpunimi i përmbledhjeve do të bëhet deri në datën 20 korrik, ndërsa vlerësimi i materialeve të dërguara dhe shpallja e punimeve të miratuara do të bëhet më 10 gusht 2019. Kërkimi shkencor në hapësirën mbarëshqiptare dhe roli i Diasporës shkencore” është një event ku kërkues shkencorë dhe studiues shqiptarë nga e gjithë bota do të paraqesin arritjet më të reja të studimeve të tyre në fushat përkatëse të ekspertizës, gjithashtu ofrohet edhe mundësia e shkëmbimit shkencor dhe bashkëpunimit mes studiuesve shqiptarë”, thuhet tutje në njoftim.
Për mënyrën e aplikimit dhe afate të tjera mund të informoheni në linku-n e mëposhtëm:
http://iash-takimet.org/tv2019/aktuale/Thirrja_2019_K_II.pdf
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës