Integrimi
Më 16 qershor shënohet Dita ndërkombëtare e remitencave familjare
Banka Botërore organizon më 16 qershor 2019- në Ditën ndërkombëtare të remitancave- një event info-sportiv të quajtur “Runmittance Treasure Hunt”. Ky event organizohet në kuadrin e projektit “Greenback 2.0”, një komponent i edukimit financiar për remitencat dhe programet e pagesave, i mbështetur nga Banka e Shqipërisë dhe financuar nga Swiss State Secretariat of Economic Affairs (SECO).
“Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që të festojë Ditën Ndërkombëtare të Remitencave dhe të njohë rëndësinë e tyre në kontekstin ekonomik dhe social në Shqipëri”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Berati është qyteti i dytë në Shqipëri për sa i përket ardhjes së remitencave për frymë dhe për këtë arsye, mundësi të ndryshme janë identifikuar si pjesë e projektit “Greenback 2.0”.
Ky projekt ka si qëllim kryesor të rrisë njohjen e praktikave të instituteve financiare, duke i sjellë këto të fundit më afër njerëzve dhe në veçanti brezave të rinj dhe duke i bërë kështu më familjare.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun